Kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohet nga Kroacia
Është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i.
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, sot më 25.07.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G. nga Kroacia në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar
Prishtinë, më 25 korrik 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot, më datë 25.07.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar A.G. nga Kroacia në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.