Bashkëshortja dhe vajza e një politikani të njohur u mbytën – tragjedia ndodhi papritur, i mori batica
Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, pasi bashkëshortja dhe vajza 15-vjeçare e një politikani britaniko-bangladeshas humbën jetën në një aksident në një plazh pranë qytetit të Colchester, në qarkun Essex.
Viktimat janë identifikuar si Shelina Rahman (40), mësuese britanike me origjinë nga Bangladeshi, dhe vajza e saj Sameha Rahman (15).
Shelina Rahman ishte bashkëshortja e Dr. Monsur Rahman, drejtues i organizatës Jubo Dal UK, krahu rinor i Partisë Nacionaliste të Bangladeshit në Mbretërinë e Bashkuar.
Tragjedia është bërë edhe më e rëndë pasi një tjetër anëtar i familjes, një fëmijë 7-vjeçar, i cili ndodhej me ta në momentin e ngjarjes, është dërguar në spital në Londër me lëndime të rënda.
Babai i Shelina Rahman dhe gjyshi i vajzës 15-vjeçare, Mujibur Rahman, ka konfirmuar se fëmija 7-vjeçar ndodhet në kujdes intensiv, i lidhur me aparatura për mbajtjen në jetë, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për ta shpëtuar.
Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.