Guardiola drejt Italisë? Malagò thyen heshtjen për negociatat
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka pranuar ekzistencën e një negociate me Pep Guardiolën për postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë.
“Ka edhe aspekte financiare, të lidhura me buxhetin. Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme duhet të shtrëngojmë rripin, por janë bërë edhe përjashtime që mund të lidhen me një emër që këto ditë është shumë i përfolur. Guardiola? Po”, deklaroi Malagò.
Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja ende nuk është e sigurt:
“Nuk është e thënë që kjo gjë të realizohet, por besoj se ishte e drejtë dhe e rëndësishme të hapnim një dialog dhe ta mbanim atë aktiv”.
Malagò shtoi se kontaktet me Guardiolën nuk përbëjnë mungesë respekti ndaj kandidatëve të tjerë, pasi federata po zhvillon bisedime edhe me profile të tjera.
Ai gjithashtu sqaroi se lista e kandidatëve nuk kufizohet vetëm te emrat e Pep Guardiolës, Roberto Mancinit dhe Andrea Pirlos, duke lënë të hapur mundësinë për alternativa të tjera.