Kurti pas takimit me Abdixhikun – ja qfare deklaron!

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete, por ka theksuar se mbetet optimist për vazhdimin e dialogut.

Pas takimit, Kurti tha se palët kanë diskutuar për mundësinë e formimit të Qeverisë së re, si dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ende nuk kemi ndonjë të arritur, por jam optimist për rrugën përpara. Kemi diskutuar për Qeverinë dhe presidentin”, deklaroi Kurti.