Alarm për vapën ekstreme! Ja kur pritet kulmi i temperaturave deri 40°C
**🌤️ Kosova**
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa zona malore mund të ketë zhvillim të vranësirave me ndonjë reshje të izoluar shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë **33–37°C**.
**☀️ Shqipëria**
Vendi do të dominohet nga mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Në zonat bregdetare dhe ato të ulëta temperaturat do të lëvizin nga **35 deri në 40°C**, ndërsa në zonat malore pasdite mund të ketë reshje të shkurtra lokale.
**🌞 Maqedonia e Veriut**
Moti parashikohet kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Në orët e pasdites priten vranësira të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore dhe malore, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu me bubullima. Temperaturat maksimale do të variojnë nga **34 deri në 39°C**.
⚠️ **Kujdes nga temperaturat e larta!** Rekomandohet të shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve **11:00–17:00**, të konsumoni sa më shumë lëngje dhe të tregoni kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.