Tragjedi e madhe ne Peje – të shtëna me armë zjarri ka të lënduar

Një person dyshohet se është plagosur sonte në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë.

Ai tha se dyshohet për të shtëna me armë zjarri.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Ndërkohë, në mediat lokale është publikuar foto nga vendi i ngjarjes dhe raportohet se incidenti ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë.