Detaje tronditëse nga vr.asja në Shkup: Ky është djali që dyshohet se vra.u babanë e tij, për veten thoshte se ishte profet
**Tragjedi e rëndë familjare në Shkup**, ku një djalë dyshohet se ka goditur për vdekje babanë e tij me thikë pas një konflikti në familje.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ndodhi vonë mbrëmë në shtëpinë e familjes. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e policisë dhe Ndihma e Shpejtë, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e 52-vjeçarit.
Jozyrtarisht, tragjedisë i kishte paraprirë një konflikt familjar. Sipas të dhënave të para, babai ndodhej nën ndikimin e alkoolit dhe kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në përpjekje për të mbrojtur nënën, djali dyshohet se mori një thikë dhe i shkaktoi babait plagë fatale.
Sipas policisë, siç raporton Alsat, **31-vjeçari Besart Xhemaili** dyshohet se e goditi me thikë babanë e tij, **52-vjeçarin Edem Lukmani**, pasi ky i fundit, në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, **Hikmete Xhemaili**. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se viktima ishte raportuar edhe më herët për raste të dhunës në familje.
Të njëjtat burime thonë se gjendja psikike e të dyshuarit kishte qenë e rënduar prej një periudhe të gjatë. Sipas hetimeve, ai në disa raste i detyronte anëtarët e familjes dhe persona të afërt të vepronin sipas dëshirave të tij, duke pretenduar se ishte profet.
Ndërkohë, viktima **Edem Lukmani** kishte nisur procedurën për ndryshimin e identitetit. Sipas kërkesës së dorëzuar pranë institucioneve, ai kishte kërkuar që emri i tij të ndryshohej nga **”Edem Lukmani”** në **”Avni”**.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari ndodhet në ndalim policor deri në dokumentimin e plotë të rastit. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi familjare.