LAJMI I FUNDIT: Djali vrau babanë me thikë në Bit Pazar pasi ai, në gjendje të dehur, sulmoi bashkëshorten e tij

**LAJMI I FUNDIT: Djali vrau babanë me thikë në Bit Pazar pasi ai, në gjendje të dehur, sulmoi bashkëshorten e tij**

Një 31-vjeçar dyshohet se ka vrarë babanë e tij me thikë në lagjen Bit Pazar të Shkupit, pasi ky i fundit, nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njëherazi nënën e të riut. Djali është arrestuar, ndërsa gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 12 korrik 2026, rreth orës 23:00, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup arrestoi B. Xh. (31) nga Shkupi. Sipas të dhënave paraprake, ai i ka shkaktuar plagë me thikë babait të tij, E. L. (52), i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në shtëpinë e familjes, kur E. L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare. Më pas, djali ndërhyri dhe e goditi babanë me thikë.

Gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin **”Shën Naum Ohri”** për t’i marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të arrestuarit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.