HERO NË MOSHËN 5-VJEÇARE! Vogëlushi shpëton vajzën nga rrëmbimi dhe habit botën me veprimin e tij
Heroi 5-vjeçar pengon tentativën e rrëmbimit të një vajze në Rusi
video –
Një djalë vetëm 5 vjeç është cilësuar si hero pasi ndihmoi në parandalimin e një tentative rrëmbimi në qytetin Tiumen, në Siberinë Perëndimore të Rusisë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur fëmija përballet me një burrë që po mbante me forcë një vajzë të vogël dhe përpiqet ta ndalojë atë që ta largojë nga vendi i ngjarjes.
Sipas autoriteteve lokale, i dyshuari, i identifikuar si Alexei Vladimirovich, shihet në video duke mbajtur vajzën ndërsa disa fëmijë të tjerë përpiqen t’i bllokojnë rrugën. Në atë moment ndërhyn edhe 5-vjeçari, i cili vendoset përpara burrit dhe vazhdon të rezistojë edhe pasi shtyhet prej tij.