Video tronditëse: Babai e godet me shkelm në fytyrë vajzën e tij trevjeçare (VIDEO)
Një video shqetësuese që u përhap në rrjetet sociale ka shkaktuar valë zemërimi në Brazil, pasi kamerat e sigurisë filmuan një baba duke e goditur me një shkelm të fortë në fytyrë vajzën e tij trevjeçare, ndërsa po ecnin në rrugë.
Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi në shtetin brazilian të Paranás. Në pamje shihet burri, i cili mbante qese me blerje dhe po ecte me dy fëmijët e tij, teksa papritur kthehet dhe e godet vajzën drejtpërdrejt në fytyrë me shkelm. Si pasojë e goditjes, fëmija rrëzohet në trotuar.
Ngjarjen e pa një kalimtar i rastit, i cili menjëherë ndërhyri dhe e përballi ashpër babanë për sjelljen e tij. Gjatë debatit, vajza arriti të ngrihej në këmbë dhe më pas familja u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të para, fëmija nuk ka pësuar lëndime serioze.
Videoja u bë shpejt virale dhe shkaktoi reagime të shumta. Nëna e vajzës, pasi e pa videon në internet, e denoncoi rastin në polici.
Autoritetet konfirmuan se është hapur një hetim ndaj babait nën dyshimin për sulm ndaj një fëmije. Njëkohësisht, janë kërkuar masa urgjente mbrojtëse për vajzën trevjeçare, vëllain e saj dhe nënën e tyre, ndërsa procedura hetimore vazhdon.
Video – https://x.com/therobbieharvey/status/2075398051712143568?s=46