Leart Alija – talenti nga Kumanova në provë te Austria Wien, mesfushori i talentuar synon të lërë gjurmë
Leart Alija – talenti nga Kumanova në provë te Austria Wien, mesfushori i talentuar synon të lërë gjurmë
Leart Alija, futbollist i gjeneratës 2012 te KF Kumanova, aktualisht ndodhet në prova te klubi i njohur austriak, Austria Wien.
Mesfushori organizativ nga Orizarja e Komunës së Likovës do të qëndrojë 10 ditë nën mbikëqyrjen e trajnerëve profesionistë të klubit vjenez. Ai dallohet për vizionin në lojë, shpërndarjen e saktë të topave dhe goditjet e rrezikshme nga distanca.
Gjatë kampit, Learti do t’u nënshtrohet testeve fizike, teknike dhe taktike, si dhe do të marrë pjesë në ndeshje miqësore, ku do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e fituara te klubi i tij amë, KF Kumanova.
Një mundësi e madhe për talentin e ri, i cili synon të bindë trajnerët e Austria Wien dhe të bëjë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik.



