Shkruhet histori në Shqipëri! Ekipi i mjekëve të rinj shpëton të moshuarin me një procedurë unike
Për herë të parë në një spital publik në Shqipëri është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar për zhbllokimin e arterieve të zemrës. Procedura u krye në Spitalin Rajonal Memorial Fier te një pacient 72-vjeçar me rrezik shumë të lartë.
Ndërhyrja u realizua nga dr. Amarildo Voci, në bashkëpunim me ekipin e hemodinamikës të përbërë nga dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Briand Shehu dhe infermieri Ermir Tajari.
👏 Një sukses që dëshmon se mjekët shqiptarë po arrijnë standarde gjithnjë e më të larta dhe po sjellin teknikat më moderne edhe në spitalet publike të vendit.