Prenga bën reagimin e parë pasi u nokatua nga Joshua
Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.
Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.
Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën. Shqiptari nuk arriti të vazhdonte luftën, ndërsa gjyqtari ndërhyri për ta ndalur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren Joshuas me nokaut teknik.
Reagimi i tij i plotë:
Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme.
Respekt maksimal për të dhe për fitoren.
Raundi i parë me tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin.
“ Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh.”
Kjo ndeshje nuk më thyen. Do ta përdor këtë eksperiencë për t’u rikthyer shumë më i fortë.
Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ju solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë!