Tragjedi në Shkup: 16-vjeçari nga Kondova ndërron jetë papritur, urdhërohet obduksioni

Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë.

Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.