Zyrtare data e pagesës së pensioneve për pensionistët

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut pritet ta marrin **pensionin e muajit korrik 2026 më 4 gusht**, në përputhje me afatet ligjore, për shkak të fundjavës së zgjatur dhe festës së **Ilindenit**.

Megjithatë, disa nga bankat kombëtare në vend praktikojnë që pagesat e pensioneve t’i realizojnë më herët, ndaj ekziston mundësia që një pjesë e pensionistëve t’i marrin mjetet financiare që javën e ardhshme.

Data përfundimtare e pagesës varet nga procedurat bankare dhe organizimi i institucioneve financiare, ndërsa pensionistët pritet të njoftohen për çdo ndryshim eventual.