43-vjeçari nga SHBA gjendet i pajetë në një hotel në qendër të Shkupit

Më 24.07.2026, rreth orës 08:00, në SPB Shkup është raportuar se në një dhomë hoteli në zonën e Qendrës (Centar) është gjetur i vdekur R.R.C. (43) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme të dhunës.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.