Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Brus të Lipjanit
Sinjali raportoi ekskluzivisht për plagosjen me armë zjarri që ndodhi në fshatin Brus të Lipjanit. Tashmë janë bërë të ditura edhe detaje të reja për rastin.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi që dyshohet për plagosjen është Shpat Makolli rreth 24-vjeçar nga fshati Marec, i cili vazhdon të jetë në arrati.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ndodhi më 24 korrik, rreth orës 19:30, kur Policia mori njoftim për të shtëna me armë zjarri në fshatin Brus.
Bazuar në të dhënat e mbledhura në vendin e ngjarjes, nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë Alban Gashi rreth 26-vjeçar. Ai u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas marrjes së ndihmës është liruar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve dhe Forenzikës Rajonale, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.