Publikohen pamjet e momentit kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij pas disa orësh pengmarrjeje
# **Publikohen pamjet e momentit kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij pas disa orësh pengmarrjeje**
Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur **Refit Buzi** liroi ish-partneren e tij, **Rozalinda Plaka**, të cilën e kishte mbajtur peng për disa orë.
Sipas informacioneve të raportuara, lirimi i saj erdhi pas negociatave të gjata të zhvilluara nga efektivët e forcave speciale **RENEA**, të cilët ndërhynë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur pasoja të tjera.
Pas përfundimit të pengmarrjes, gjatë pasdites së djeshme, Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e zjarrit, e njëjta armë me të cilën, sipas autoriteteve, më herët kishte vrarë ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e këtij rasti tragjik.