AKSIDENT TRAGJIK: Burrë dhe grua humbën jetën teksa ktheheshin nga pushimet

Shoferi, i cili humbi jetën së bashku me bashkëshorten në një aksident të rëndë në Bullgari, dyshohet se kishte fjetur në timon dhe kishte kaluar në korsinë e kundërt, raportojnë mediat lokale.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Simitlit, në Bullgari, ndërsa viktimat janë një burrë dhe një grua, të dy 54 vjeç.

Sipas mediave serbe, automjeti i familjes serbe, e cila po kthehej nga pushimet në Greqi, u përplas me dy kamionë, njëri prej të cilëve transportonte një ngarkesë jashtë përmasave të lejuara.

Drejtuesit e kamionëve, me targa hungareze dhe rumune, nuk pësuan lëndime. Policia bullgare po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Sipas informacioneve të para, vetura që po lëvizte në drejtim të Blagoevgradit kaloi në korsinë e kundërt dhe fillimisht u përplas me një kamion, e më pas edhe me tjetrin.

Në vendngjarje u dërguan tre autoambulanca – dy nga Blagoevgradi dhe një nga Simitli – si dhe ekipe të zjarrfikësve, të cilët ndërhynë për të nxjerrë viktimat dhe për të siguruar zonën.