Trend i pazakontë në shtetin evropian: Gratë po marrin me qira “burra me orë”, por arsyeja nuk është ajo që mendoni

Trend i pazakontë në Letoni: Gratë po marrin me qira “burra me orë”, por arsyeja nuk është ajo që mendoni

 

Një shërbim i pazakontë po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Letoni. Për shkak të një disbalance të madhe mes numrit të grave dhe burrave, shumë gra po përdorin shërbimin e njohur si “burri me orë”.

 

Sipas të dhënave, në Letoni ka rreth 15.5% më shumë gra sesa burra, ndërsa ky hendek demografik është më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian.

 

Megjithatë, emri i shërbimit mund të krijojë keqkuptime. Nuk bëhet fjalë për takime romantike apo shoqëri, por për profesionistë që ofrojnë ndihmë në punët e shtëpisë. Ata kryejnë riparime të vogla, montojnë mobilje ose pajisje, rregullojnë rubineta dhe realizojnë punë të tjera praktike, përpara se të largohen.

 

Ofruesit e këtij shërbimi theksojnë se nuk ka flirt, takime apo shoqërim – vetëm kryerje të punës së kërkuar.

 

Ky model po bëhet gjithnjë e më i përhapur në Letoni, veçanërisht mes grave që jetojnë vetëm ose kanë nevojë për ndihmë të shpejtë dhe profesionale për mirëmbajtjen e banesës.