Rast tronditës në spitalin e përgjithshëm: Pacientja që duhej të ishte në oksigjen, dyshohet se kryeu marrëdhënie sek*suale me një pacient tjetër në tualet?
Një situatë e pazakontë është raportuar në Spitalin e Përgjithshëm ku stafi mjekësor është përballur me një incident që e ka cilësuar si të pakëndshëm.
Sipas mediave, punonjësit e spitalit u alarmuan pasi dyshohej se dy pacientë ndodheshin së bashku në tualetin e repartit. Megjithatë, drejtuesit e institucionit shëndetësor theksojnë se, edhe pse është regjistruar një **”ngjarje e padëshiruar”**, nuk ka dëshmitarë që të konfirmojnë se ka ndodhur një akt seksual.
“Në një nga repartet, infermieret u shqetësuan pasi pacientja nuk ndodhej në dhomën e saj dhe më pas e gjetën në tualet. Personeli ynë kujdeset vazhdimisht për pacientët dhe vlerësojmë reagimin e tyre të shpejtë në evidentimin e këtij rasti, të cilin mund ta cilësojmë vetëm si një ngjarje të padëshiruar që shkaktoi shqetësim te stafi. Më e rëndësishmja është që gjendja shëndetësore e pacientëve të jetë e mirë”, thuhet në reagimin e institucionit.
Sipas raportimeve, infermieret po kërkonin pacienten, e cila ishte nën terapi me oksigjen, pasi nuk ndodhej në dhomën e saj. Pak më vonë ajo u lajmërua nga tualeti, ku u konstatua se nuk ishte vetëm, por në shoqërinë e një pacienti tjetër të shtruar në të njëjtin repart.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë konfirmuar pretendimet për marrëdhënie intime mes dy pacientëve, ndërsa rasti është evidentuar dhe trajtuar sipas procedurave të brendshme të spitalit.