Shtrenjtim i madh i derivateve! Ja sa do të paguani nga sot për një litër karburant
Rriten çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3 denarë për litër krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e datës 13.07.2026.
Si rezultat:
* EUROSUPER BS-95 do të shitet me 90,00 denarë për litër.
* EUROSUPER BS-98 do të shitet me 92,00 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për 6 denarë për litër në krahasim me vendimin e mëparshëm të 13.07.2026.
Me këtë ndryshim, çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) arrin në 94,00 denarë për litër.