Skandal pas ndeshjes! Dalin pamjet kur Dani Olmo grushtohet nga legjenda e Argjentinës

Pamje të reja nga fundi i finales së Kupës së Botës kanë zbuluar një tjetër incident që nuk është kapur nga kamerat televizive.

Roberto “El Raton” Ayala, ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës dhe anëtari i stafit të trajnerëve të Lionel Scalonit, e goditi me grusht lojtarin e kombëtares spanjolle Dani Olmo gjatë një përleshjeje, sipas Marca.

Videoja tregon Olmon duke e kapur Ayalën gjatë përleshjes, pas së cilës trajneri argjentinas kthehet dhe e godet me grusht në fytyrë. Anëtarët e të dy stafeve reaguan menjëherë dhe i ndanë ata, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Incidenti ndodhi në momentet kaotike pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

https://x.com/capargento__/status/2079011600820822480?s=46