Nga Gjermania në Kosovë: Dy të shumëkërkuar ekstradohen, policia tregon çfarë ndodhi

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e dy ekstradimeve në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ku një shtetas palestinez është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, ndërsa një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 15 korrik 2026 është ekstraduar nga Kosova drejt Gjermanisë një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar. Ai dyshohet se ishte i përfshirë në një grup kriminal që kryente veprën penale të “Kontrabandës me emigrantë”.

Ndërkohë, më 16 korrik 2026, nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Në komunikatën zyrtare, Policia e Kosovës bëri të ditur se të dy ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas policisë, të dy operacionet u zhvilluan më 15 dhe 16 korrik 2026 dhe u bënë të mundura falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Gjermanisë.