KA TË V.DEKUR, 17 PERSONA JANË TË LËNDUAR: Aksident i rëndë rreth orës 14:00, kur një furgon pasagjerësh doli nga rruga
Të paktën një person ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi në rrugën kryesore Kotor – Nikshiq, pranë vendit të quajtur Lipci, mëson jozyrtarisht TV Vijesti.
Në këtë aksident trafiku janë lënduar 17 persona, thanë jozyrtarisht për Vijesti nga Drejtoria e Policisë.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Risanit për trajtim mjekësor.
Sipas të njëjtave burime, aksidenti ka ndodhur rreth 20 minuta para orës 14:00, kur një furgon pasagjerësh doli nga rruga.