(VIDEO) Influencues të njohur përfshihen në një përleshje në mes të rrugës – grushtet fluturonin para syve të kalimtarëve
Një skenë dramatike është zhvilluar në rrugë pasi dy influencerë të njohur janë filmuar duke u përleshur fizikisht në mes të rrugës.
Sipas informacioneve të para, përleshja ka ndodhur në rrugën Crnotravska, në lagjen Banjica. Në incident dyshohet se janë përfshirë influencerët
Videoja e përleshjes fillimisht është publikuar në profilin e Instagramit “Princ od Banjice drugoveni”, ndërsa më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Në pamjet e publikuara shihet se si dy personat shkëmbejnë grushte teksa kalojnë rrugën, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Për rastin janë njoftuar policia dhe prokuroria kompetente. Sipas informacioneve jozyrtare, përleshja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura.