Ekskluzive: Të shtëna me armë në Vushtrri

**Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, dyshohet për persona të plagosur**

Sinjali mëson ekskluzivisht se gjatë ditës së sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të urës së Sitnicës në Vushtrri.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e këtij incidenti ka persona të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat do të ndërmarrin veprimet hetimore për të zbardhur motivin dhe dinamikën e rastit.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin e të plagosurve apo për personat e përfshirë në incident.