VIDEO: Sherr i ashpër në Prishtinë – dy vajza godasin veturën, pronari reagon ashpër

Një incident ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në lagjen Emshir të Prishtinës.

Në pamjet dramatike të siguruara nga Klankosova.tv shihen dy vajza duke goditur me forcë një automjet, ndërsa gjatë përplasjes dëgjohen duke i drejtuar fjalë fyese personit që ndodhej në veturë.

“Kujna po i thu k*rvë**”, dëgjohet njëra prej tyre duke i thënë personit jashtë automjetit.

Situata është tensionuar edhe më tej, pasi edhe pronari i veturës dëgjohet duke i ofenduar vajzat gjatë kohës kur ato godisnin automjetin, raporton Klankosova.tv.

“Ta q* familjen e k**vës”, thotë duke bërtitur ai.

Në pamje shihet po ashtu se i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i godasë me veturë.