Jozi performon në ditëlindjen e Hatit

Influencerja e njohur Hati ka festuar 21-vjetorin e saj në një mbrëmje të organizuar mes familjarëve dhe miqve të ngushtë.

E njohur për stilin e saj elegant dhe postimet në rrjetet sociale, ajo u kujdes që edhe festa e ditëlindjes të ishte e kuruar në çdo detaj, me dekor të veçantë dhe atmosferë festive.

Për të argëtuar të ftuarit, në mbrëmje performoi këngëtari Jozi, i cili interpretoi disa prej këngëve të tij, duke krijuar një atmosferë plot energji.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte paraqitja e Hatit me veshje tradicionale shqiptare. Ajo iu bashkua valltarëve dhe vallëzoi me ta, duke sjellë një ndërthurje mes elegancës moderne dhe traditës.

https://vt.tiktok.com/ZSXpfvBjo/