Sonte sërish pritet stuhi. Ja çfar paralajmërojnë meterologët
STUHI E RE PO AFRON: Sonte priten reshje të dendura shiu, breshër dhe mot i paqëndrueshëm në disa pjesë të Maqedonisë
Një valë e re moti të keq po i afrohet Maqedonisë dhe pritet të përfshijë disa rajone të vendit gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas informacioneve të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sistemi atmosferik i paqëndrueshëm po lëviz nga drejtimi i Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndryshe nga stuhia e mëparshme, e cila u shoqërua me erëra të forta, këtë herë rreziku kryesor pritet të jenë reshjet më të dendura të shiut, ndërsa në disa zona ekzistojnë kushte edhe për paraqitjen e breshrit.
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat ku priten reshje intensive, pasi lokalisht mund të ketë stuhi afatshkurtra me shi të rrëmbyeshëm dhe mot të paqëndrueshëm.
Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të ndjekin njoftimet dhe paralajmërimet më të fundit për motin, si dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme nëse kushtet atmosferike përkeqësohen.