Dalin pamje dramatike: Momenti kur aksidentohet vetura në Komoran – humb jetën një vajzë

Janë publikuar pamje nga aksidenti me fatalitet sot në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja, Rea Raka.

Në pamjet e publikuara shihet momenti vetura humb drejtimin teksa ndodh një gjysmë-rrotullim.

Në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti.

Shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, teksa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet.

https://gazetademos.com/wp-content/uploads/2026/07/ScreenRecording_07-21-2026-11-52-31_1-1.mov