EKSKLUZIVE: Aksion policor në Gostivar, arrestohen drejtori dhe menaxhmenti i NP „Komunalec“.
EKSKLUZIVE: Aksion policor në Gostivar, arrestohen drejtori dhe menaxhmenti i NP „Komunalec“
Sipas informacioneve të para, në Gostivar është zhvilluar një aksion policor, gjatë të cilit janë arrestuar drejtori dhe disa anëtarë të menaxhmentit të Ndërmarrjes Publike „Komunalec“.
Detajet lidhur me arsyet e aksionit dhe veprat për të cilat dyshohen personat e arrestuar ende nuk janë bërë publike nga institucionet kompetente. Pritet që gjatë orëve në vijim Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria të japin më shumë informacione zyrtare mbi rastin.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Ky është një lajm në zhvillim dhe do të përditësohet sapo të publikohen informacione zyrtare.
https://www.facebook.com/share/v/18nSRKK95g/?mibextid=wwXIfr