Xabi Alonso nis revolucionin te Chelsea
Xabi Alonso ka nisur ndryshimet e para te Chelsea për sezonin e ri, duke i bërë të qartë pesë futbollistëve se janë të lirë të largohen gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri spanjoll nuk i konsideron ata pjesë të planeve të tij afatgjata dhe, sipas raportimit të The Sun, klubi londinez është i gatshëm të dëgjojë oferta për këta lojtarë.
Futbollistët që mund të largohen nga “Stamford Bridge” janë:
Filip Jørgensen
Axel Disasi
Benoît Badiashile
Alejandro Garnacho
Liam Delap
Chelsea pritet të vazhdojë ndryshimet në përbërjen e skuadrës gjatë javëve të ardhshme, ndërsa Xabi Alonso synon të ndërtojë një ekip sipas ideve dhe filozofisë së tij për sezonin e ardhshëm.